Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e dialogut teknik Kosovë-Serbi, ka thënë se këtë vit nuk mund të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo thotë se as Ekipi Negociator nuk e ka legjitimitetin e duhur meqë nuk është gjithëpërfshirës.
Tahiri tha se edhe një qeveri uniteti mund të ishte zgjidhje e situatës.
“Nuk e kanë legjitimitetin e duhur. Po flasim për një proces të arritjes së një marrëveshje paqësore me armikun, atëherë Kosova duhet të ketë një unitet, kam thënë që opozita duhet të jetë pjesë, madje edhe me një qeveri uniteti, pse jo. Pa e pasur një unitet politik kombëtar strategjik, Kosova del e pafuqishme”, ka thënë ajo në Rubikon të KTV-së.
Tahiri thotë se edhe gjatë kohës sa ajo e udhëhiqte me dialogun, ndryshimi i kufijve ishte temë, mirëpo veç e korridoreve.
Ajo thotë se nuk e lejoi atë temë të hapej në tryezën e bisedimeve.
Në një bisedë me Borko Stefanoviqin, shef i ekipit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Tahiri kujton t’ia ketë përmendur ai ndryshimin e kufijve.
“A i thashë kështu po mendoni ju ende, përgatitu mirë se tokat shqiptare janë deri në Nish, nëse hapni temën për tokat, i kam thënë se do ta kërkojmë Nishin edhe pse shqiptarët që kishin tokat atje janë ose në Kosovë, ose në Turqi. Por tapitë i kanë”, ka thënë Tahiri.
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...