Kandidati për deputet i AKR-së, Labinot Tahiri ka thënë sot në një tubim të AKR-së në këtë qytet se i është futur politikës për tu bërë zgjidhje qytetarëve të Kosovës që vuajnë nga probleme të ndryshme.
Duke lavdëruar punën dhe veprën e kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, Tahiri tha se për të politika nuk është e rëndësishme, shkruan arbresh.info.
“Behgjet Pacolli është kontribues për çdo gjë që ka të mirë Kosova, duke nisur nga numri reKord i punëtorëve që ka të punësuar, një njeri që ka mbi 15 mijë punëtorë në të gjithë botën, mosha për të është asgjë, ky e ka zemrën e punëtorit dhe fizikun e punëtorit, ka mbi 700 të punësuar në Ferizaj. Shumë herë shtëpia ime është trokitur për t’ju bërë zgjidhje qytetarëve të kësaj ane dhe ajo më ka shtyrë që të futem në rrugëtimin më të vështirë që është politika, mirëpo për mua nuk ekziston politika por që tu bëjmë zfjidhje njerëzve sepse nuk shkon që edhe pas 17 viteve pavarësi të mos ketë zgjidhje”, tha Tahiri./Arbresh.info.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...