Ish-zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se Përfaqesuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, nuk është e paanshme në dialogun Kosovë-Serbi.
Ajo ka folur kështu të martën në RTK.
“Mogherini dhe Zyra e saj kanë marrë anën e Serbisë. Nuk janë më neutral. Nuk do të duhej të guxonte të bëhej ajo deklaratë. Mogherini tashmë nuk është e paanshme dhe ka humbur kredibibilitetin”, ka thënë ajo.
Tahiri ka thënë se në Bruksel tema e pasurive të Kosovës ka hasur në rezistencë të madhe nga ana e saj. “Unë kur isha iu kam thënë, pasuritë janë të Kosovës”, ka thënë ajo.
Tahiri ka theksuar se ësthtë moment që Kuvendi i Kosovës të miratojë platformën me vija të kuqe për atë se çka nuk duhet të dialogohet. “Ajo që më shqetëson janë institucionet, Parlamenti i Kosovës, që ende nuk ka arritur të miratojë platformën me vija të kuqe. Kjo që nuk po mbërrihet platformë unë e shoh si seriozitet nga disa liderë”, ka thënë ajo, duke shtuar se sovraniteti e integriteti territorial e ndryshimi i kufijve nuk duhet të vijnë në shprehje.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...