Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA, Besnik Tahiri, u shpreh se programi i tyre zgjedhor përfshin rritjen e pagave, ku sipas tij, nuk do të ketë pagë më të vogël se 1000 euro në Kosovë.
Tahiri tha se qeveria e ardhshme duhet të sigurojë paga më të larta dhe të ristrukturojë ekonominë për të përmirësuar bilancin tregtar.
“Nuk do të ketë pagë më të vogël se 1000 euro, dhe në të njëjtën kohë do të bëhen intervenime përmes rritjes së deficitit buxhetor, që do të ndihmojnë subvencionimin e fushave të caktuara”, deklaroi Tahiri në emisionin CONTEXT.
Ai theksoi rëndësinë e një qeverie të vogël dhe taksave më të ulëta, duke promovuar ndërhyrje strategjike shtetërore për të rigjallëruar ekonominë.
“Një qeveri e vogël me taksa më të ulëta dhe me intervenime të duhura mund të rikuperojë humbjen ekonomike që ka ndodhur tash e katër vite”, tha Tahiri.
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...