Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë deputetët opozitar nuk e kanë bojkotuar seancën e 5 dhjetorit por siç thotë ai, atyre u ishte pamundësuar seanca.
Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, Tahiri u kishte dhënë vërejtje për mënyren e mbajtjes së seancës ndërsa kritikoi kryekuvendarin Gauk Konjufcën dhe mazhorancën.
“Iu dhash vërejtje për mënyrën se si janë mbajtur ato seanca, është kundërshtim flagrant me rregulloren dhe kushtetutën e Kosovës, duke i dhunuar të drejtat e një deputeti për punën e tij në seanca plenare. Nuk ka qenë bojkotim i deputetëve, por na u pamundësua pjesëmarrja”, tha ai.
Në konferencën për media pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Tahiri foli edhe për ftesën e Prokurorisë Speciale ndaj kryeministrit Albin Kurti.
“Në radhë të parë është mesazh i keq për qytetarët se si e tejkalon kryeministri organin e akuzës dhe siç e dini që më bazë të Kushtetutës, pushtetet janë të ndara. Organi i akuzës është ai që ndalon keqpërdorimet dhe korrupsionin dhe me këtë rast organi i akuzës ka diçka për të sqaruar. Mendoj që është mesazh i keq ajo se çfarë është parë sot”, tha Tahiri pasi Kurti nuk shkoi në Prokurorinë Speciale pasi që gjendet jashtë vendit./Arbresh.info
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund...
ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!