Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar lidhur me krizën institucionale në Kuvend, duke kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas Tahirit, kjo e fundit ka propozuar për kryetar kandidatë që, sipas tij, “mbajnë rekord të zi ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Deputeti i PDK-së ka theksuar se Haxhiu dhe grupi parlamentar i LVV-së kanë miratuar ligjin për themelimin e Institutit për Hetimin dhe Hulumtimin e Krimeve të Luftës, duke zgjatur afatin e këtyre hulumtimeve deri më 31 dhjetor 2000, ndërsa Gërvalla ka kryer hetime personale dhe ka fabrikuar dosje për krerët e UÇK-së.
Postimi i plotë i Tahirit:
Deri sot, LVV ka propozuar për kryetar të Kuvendit tre kandidatë që mbajnë rekord të zi ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:
1. Albulena Haxhiu dhe grupi parlamentar i LVV-së kanë miratuar ligjin për themelimin e Institutit për Hetimin dhe Hulumtimin e Krimeve të Luftës, duke zgjatur afatin e këtyre hulumtimeve deri më 31 dhjetor 2000. Po kush ka luftuar në Kosovë pas qershorit 1999?! Pra, veteranët e UÇK-së mund të ndiqen për krime lufte deri më 31 dhjetor 2000, sipas ligjit të Albulenës – pikërisht ashtu siç do Serbia. Ky është shërbimi më i madh që i është bërë Serbisë.
2. Donika Shvarc ka treguar vetë se ka bërë hetime personale, ka fabrikuar dosje për krerët e UÇK-së (me siguri bashkë me prokurorë serbë) dhe thot se i ka dorëzuar pranë Gjykatës, duke u mburrur vetë me këtë veprim.
3. Hekuran Murati i ka përjashtuar nga paga minimale tri kategoritë më të lavdishme të shoqërisë sonë:
Veteranët e UÇK-së
Familjet e Dëshmorëve
Invalidët e UÇK-së
Po duket se të gjithë pe dimë se kush do të jetë nesër kandidati i radhës.
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës