Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të diskutuar lidhur me kidnapimin e tre policëve kosovar nga xhandarmëria e Serbisë, brenda territorit të Kosovës.
Në këtë rast, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të koordinohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën.
“Nuk sovranitet pa partneritet. Gjermania e Franca janë në NATO për ta mbrojtur sovranitetin e vet. Bëhet fjalë për vendime që e prekin jo vetëm rrafshin e sigurisë por kanë edhe ndikim gjeopolitik. A e kupton kryeministër që po e dëmton secilën arritje të këtij vendi; luftën për liri, vendimin e GJND-së, sakrificën tënde në burg”, ka thënë Tahiri.
“A të hin në kry që nuk mund të bësh veprime krye në vete, që e dobësojnë vendin tonë. A e kupton se është dobësuar sovraniteti dhe institucionaliteti në një pjesë të Kosovës. S’po të themi shtrije qafën, por koordinohu, komuniko, sepse e keni sjellë Kosovën buzë një konflikti”, deklaroi ai.
Tutje Tahiri ka thënë se duhet të punohet me urtësi dhe partneritet me aleatët që e kanë ndihmuar Kosovën që të çlirohet dhe të pavarësohet./Arbresh.info
Musliu: 27 vjet manipulim dhe heshtje politike e Serbisë për...
Mbahet edicioni jubilar i 10-të i “Vrapo Babadimër” në Prish...
27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbi...
Haradinaj: Muja, me 41 viganë të UÇK-së, ra në male duke mbr...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen pesë perso...
Gjermania arreston 5 të dyshuar për planifikimin e një sulmi...