Ish-negociatorja në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, i ka dërguar një porosi kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti, rreth çështjes së Asociacionit.
Tahiri ka thënë se Kurti e ka fituar pushtetin duke e kundërshtuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Një problem që e ka Kurti si kryeministër, ai e ka kundërshtuar fuqishëm asociacionin, deri në masat e protestave të dhunshme, e deri te kallja e parlamentit. E tani kur e ka kundërshtuar nuk mund të kthehet më pas dhe të fillojë të flasë për këtë temë. Por, si do ta menaxhojë këtë, kjo është puna e tij. A do t’i mashtrojë votuesit, a do t’u rrijë besnikë atyre premtimeve, kjo është çështje e tij. Mirëpo, porosia ime, është kjo: E ke kallë Kosovën për asociacion, tash duhet ta refuzosh atë. Kjo është porosia ime për Kurtin. Mbi refuzim të asociacionit, Kurti e ka fituar pushtetin”, deklaroi Tahiri në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.
Juventusi i bindur se do të arrijë marrëveshje me yllin e Ma...
Karantinë për 42 ditë, pacienti francez pozitiv me hantaviru...
Agim Veliu përfshihet në listën e deputetëve të LDK-së
Ardian Gjini bartës i listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qer...
Mësimdhënësja në Ferizaj gjen portofolin me mbi 2 mijë euro ...
Ramiz Lladrovci kritikon vendimin e PDK-së për Fatmir Limaj:...