Hysni Gërguri sot ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri.
Pas kësaj dorëheqje, drejtimin e degës së LDK-së e ka marrë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri që vjen nga kjo parti.
Lajmin se do ta drejtojë këtë degë të LDK-së e ka konfirmuar vetë Tahiri, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
Postimi i plotë:
I dashur Dr. Hys,
Miq e aktivist të LDK-së,
Më lejoni që në emrin tim e të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, të ju falënderoj nga zemra për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për LDK e për Vushtrrinë.
Bashkë kemi fituar në zgjedhjet e vitit 2017, bashkë do të fitojmë sërish në Vushtrri e në gjithë Kosovën
LDK mbetet përgjithmonë familja jonë e përbashkët!
Zoti ju bekoftë!
Mirënjohës gjithmonë për bashkëpunimin tonë!
Me respekt,
Xhafer Tahiri./arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...