Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri po qëndron sot në Bruksel, për të marrë pjesë në takimin në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përkatësisht në takimin e parë të Grupit të veçantë për normalizim në kuadër të Stabilizim Asocimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës se Kosovës.
Ky takim është obligim i dalë nga Marrëveshja për Stabilizim Asociim në mes të Kosovës dhe BE-së, e cila në nenet 5 dhe 13-të, parasheh zotimin e shtetit të Kosovës që të vazhdojë në angazhimin për përmirësimin e dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Serbinë dhe bashkëpunimin efektiv me Misionin e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes derisa janë në fuqi.
Këto angazhime përbëjnë parimet thelbësore të MSA-së në mes të Kosovës dhe BE-së.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...