Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për izolim diplomatik që, sipas tij, e ka prekur Kosovën, duke theksuar se vendi ka mbetur pa mundësi për të zhvilluar një agjendë diplomatike më të gjerë përveç takimeve me shtetet fqinje.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka vlerësuar mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, që pritet të zhvillohet sot në Prishtinë, si ngjarjen më të rëndësishme diplomatike për Kosovën që nga vendosja e sanksioneve të Bashkimit Evropian në qershor 2023.
“Që nga vendosja e sanksioneve, kjo është ngjarja më e madhe për Kosovën në rrafshin e jashtëm”, ka shkruar Tahiri, duke shtuar se ideja që Kosova nuk mund të shtyjë asnjë agjendë diplomatike përveç takimeve me shtetet fqinje tregon qartë për izolimin që ka prekur vendin.
Sipas Tahirit, nga data 28 qershor 2023, kur u vendosën sanksionet, fondet e para-anëtarësimit të BE-së dhe angazhimet tjera janë në “standby”, ndërsa sfida më e madhe mbetet përjashtimi i Kosovës nga zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...