Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se krimi dhe korrupsioni po e shkatërron Kosovën.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e ka pranuar faktin se në institucionet e shtetit ka korrupsion endemik, dhe është shprehur i shqetësuar që nuk po ndëshkohet korrupsioni dhe krimi.
Ai ka thënë se institucionet u kanë krijuar kushte të mjaftueshme gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe tash u mbetet atyre që të jenë më efikas në ndarjen e drejtësisë dhe ndëshkimin e korrupsionit.
Ai ka thënë se rastet kur zyrtarët e ndryshëm nuk ndëshkohen atëherë kjo mund të shërbejë si stimulim për ata që duan të merren më krim e korrupsion.
Tahiri ka kërkuar nga gjyqtarët dhe prokurorët që të mos bien pre e politikës e grupeve të ndryshme kriminale, por të punojnë më përkushtim dhe profesionalizëm.“Për që ka keqpërdorime, e korrupsion nuk ka pikë dyshimi, në çdo vend të botës ka të tilla e sigurisht ka edhe te ne, por çdo vend i botës bënë matje sa i ka luftuar këto dukuri, fatkeqësisht ne nuk arritëm ta luftojmë krimin e korrupsionin”, ka deklaruar Tahiri në televizionin publik.
Largimin e ambasadorit britanik nga Komisioni për verifikimin dhe përzgjedhjen e personave meritor në pozita publike, e ka quajtur lajm të keq, duke thënë se Kosova ka dhënë shembull jo të mirë në disa raste. Sa u përket reagimeve për rastin e deportimit të 6 shtetasve turq, Tahiri ka theksuar se disa anëtar të Komisionit “ad hoc” për hetimin e këtij rasti e kanë keqpërdorur detyrën duke bërë fushatë politike kundër disa ministrive e zyrtarëve të ndryshëm shtetëror.
Ai ka thënë se ky komision nuk e ka kryer punën e vet pasi që nuk ka arritur ta votojë raportin, po ka abuzuar duke e përdorur këtë rast për qëllime politike.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK