Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, gjatë qëndrimit në Bruksel, kërkoi hapjen e një pikëkalimi të ri kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, te pika kufitare “Kapia e Sfircës”.
Takimet u zhvilluan me Anna-Maria Eleni Boura, këshilltare speciale për dialogun nga zyra e Përfaqësueses së lartë të BE-së Federica Mogherini, si dhe Nicholas Cendrowicz dhe Alexis Hupin, lehtësues në fusha të caktuara të dialogut.
Tahiri vlerësoi lartë përparimet e arritura në dialog për këtë periudhë, me arritjen e marrëveshjeve në çështjen e “Mbrojtjes Civile” dhe të drejtësisë, duke konfirmuar se Qeveria e Kosovës menjëherë ka filluar realizimin e obligimeve të saj zbatuese.
Ministrja Tahiri, u angazhua për çështjen e kodin telefonik për Kosovën, çështjet e energjisë, lëvizjes së lirë, heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër, arritjen e marrëveshjes për sigurimin e automjeteve, etj.
“Të dyja palët u pajtuan për nevojën e shtimit të angazhimeve në zbatimin e marrëveshjeve, ku për çështjen e kodit telefonik për Kosovën, pati diskutime dhe përfarim qëndrimesh në drejtim të finalizimit sa më të shpejtë të marrjes së Kodit telefonik për Kosovën nga ana e ITU –së. Po ashtu, në çështjet e energjisë, u diskutuan zgjidhjet për aspekte të caktuara të zbatimit të marrëveshjes për energjinë, ndërsa u vlerësua se sa i përket zbatimit të kësaj marrëveshje ka hapa pozitiv drejt implementimit siç ishte nënshkrimi i dy marrëveshjeve të bashkëpunimit në mes të Autoriteteve të Sistemeve Transmetuese të Energjisë të dy shteteve, gjë që u bë e mundur në saje të këtij dialogu”, thuhet në komunikatë.
Sa i takon, lëvizjes së lirë, ministrja Tahiri paraqiti kërkesën për hapjen e një pikëkalimi të ri kufitar mes Kosovës dhe Serbisë te pika “Kapia e Sfircës”, duke njoftuar BE-në se kryetari i komunës së Kamenicës dhe ai i Medvegjës kanë bërë një kërkesë të tillë pranë autoriteteve të shteteve përkatëse.
Ajo theksoi se Qeveria e Kosovës është e gatshme të angazhohet në këtë drejtim sepse ky pikëkalim do t’ua lehtësonte lirinë e lëvizjes qytetarëve, duke shkurtuar distancën rrugore për më shumë se 100km, ndërsa kërkoi nga BE-ja që këtë çështje ta bisedojë me palën serbe.
Në kuadër të lëvizjes së lirë u diskutuan edhe pengesat që u shfaqën me rastin e ndaljes së autobusëve dhe kamionëve të Kosovës nga ana Serbisë, ku u arrit pajtimi se palët duhet të respektojnë marrëveshjen dhe në rast të nevojës për standarde të reja, çështjet duhet të dakordohen paraprakisht në dialogun e Brukselit./arbresh.info/
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...