Zëvendës presidenti i AKR-së, Labinot Tahiri në tubimin zgjedhor në Kaçanik ka thënë se po flet në një vend ku filluan themelet e Republikës së Kosovës.
“Kaçaniku se ka harruar kurrë vizionin e Rugovës ku këtu u shpallën themelet e Republikës së Kosovës. Në emër të presidentit Behgjet Pacolli i cili ka mbi 5 mijë punëtorë në Kosovë e mbi 15 mijë në gjithë botën, imagjinojeni në fitoren që do ta kemi çfarë punësimi do të kemi”, ka thënë ai, shkruan arbresh.info.
Labinot Tahiri ka kënduar një varg të këngës ‘hej Kaçanik o shkamb e gur’.
“E bëjë këtë për nderë të presidentit Ibrahim Rugova. Mos më shkoftë me politikë me këngë ia them unë. Andaj tu e pas parasysh sa e madhe është LDK na e hedhni nga një votë edhe neve të AKR-së”, ka thënë ai./Arbresh.info.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026