Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka uruar Shaip Kamberin për përzgjedhjen edhe për një mandat në përfaqësimin e shqiptarëve të Luginës në Kuvendin e Serbisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri tha se Kamberi ka qenë, është dhe do të mbetët zë i fuqishëm shqiptarëve të Luginës, shkruan Arbresh.info.
“Rizgjedhja e Shaip Kamberit edhe për një mandat në përfaqësimin e shqiptarëve të Luginës, përçon mesazh të fuqishëm për nevojën dhe urgjencën e adresimit të çështjeve për të cilat z. Kamberi ka qenë, është dhe do të mbetët zë i fuqishëm shqiptarëve të Luginës.”, ka shkruar ai.
Më tej ai e vlerësoi Kamberin si një rilindas të madh modern, i cili, siç thotë ai, përpos që përfaqëson shqiptarët politikisht, është edhe model i inkurajimit të tyre për kauzën kombëtare.
Ndër të tjera, ai ka uruar Shaip Kamberin për guximin, durimin dhe energjinë për rrugën që po iu prinë shqiptarëve të Luginës.
“Me këtë rast e urojmë për guximin, mprehtësinë, durimin dhe energjinë në rrugën e vështirë në të cilën po u prinë shqipatarëve të Luginës dhe shqiptarëve gjithandej.”, u shpreh ai. /Arbresh.info/
Kujtojmë që, Shaip Kamberi me listën “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” ka fituar 11.500 vota, e të cilat janë të mjaftueshme për mandatin e ri në Kuvendin e Serbisë.
Ndërkohë, Alternativa Demokratike Shqiptare e Shqiprim Arifit ka marrë vetëm 1,250 vota./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër