Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, thotë se Integrimi i plotë i Ballkanit në Bashkimin Evropian, dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO, do të bënte që të zvogëloheshin mundësitë e ndikimit rus në këtë rajon.
Përveç këtyre, ajo thotë se duhet forcuar edhe roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajonin e Ballkanit.
Sipas Tahirit këta hapa do të ndihmonin rajonin që të ketë një paqe të qëndrueshme, dhe do t’ia pamundësonte Rusisë realizimin e synimeve për destabilizim.
“ Paqja në Ballkan bëhet e qëndrueshme duke forcuar rolin e SHBA-së në rajon dhe duke shpejtuar integrimin në BE dhe NATO të Kosovë, dhe vendeve të tjera të Ballkanit. Një qasje e tillë strategjike e ruan rajonin nga tendencat destabilizuese serbo-ruse dhe mposht iluzionet e tyre nehegjemoniste”, ka thënë ish-ministjra Tahiri në konferencën për siguri të mbajtur në Prishtinë, raporton Gazeta Express.
Kjo konferencë ishte organizuar nga ish-presidentja Jahjaga, ish-komandanti i KFOR-it, Xavier de Marnac dhe ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer.
Serwer në këtë konferencë kishte folur edhe për idenë e korrigjimit të kufijve, duke thënë se një nismë e tillë do ta duartrokiste vetëm Valdimir Putini dhe Rusia.
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme