Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit, pas një postimi të këtij të fundit, ku bëri thirrje që të respektohen masat kufizuese për të gjitha aktivitetet publike.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ia ka kujtuar Hotit se LDK’ja ia ka borxh 10 mijë euro Komunës së Prishtinës.
“Mirë që na e kujtove: 10,000 euro borxh ia keni Komunës së Prishtinës partia juaj, për shkeljet në fjalë (lexo paragrafin tënd të dytë). Ps. Disa janë proceduar për përmbarim, tjera më mirë e më lirë paguani me kohe”, ka shkruar Tahiri./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...