Deputeti, Labinot Tahiri ka reaguar ndaj një akuze që deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Liburn Aliu ia bëri përmes një postimi në Facebook. Ky i fundit e quajti mashtrim dorëzimin e pasaportave nga ana e deputetit nga Ferizaj.
Mirëpo, në rast se ky veprim i është dukur mashtruar ndaj popullit, Tahiri sugjeron deputetin e partisë së Albin Kurtit që ta bëjë veprimin e njëjtë, pra, ti dorëzoj pasaportat e tij.
“Nëse paskam mashtruar dikën në këtë vend, dil pra edhe ti dhuroi pasaportat , dhe jem në rregull pastaj për mashtrimin”, ka shkruar Tahiri.
Vlen të theksohet se deputeti Liburn Aliu posedon dy pasaporta, të Kosovës dhe atë të Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Liburn Aliu, e paska quajtur mashtrim punën e pasaportave të mia!
Të them të drejtën nuk e di që vetëm njëherë kam mashtruar një fëmijë, të rinjtë apo të moshuarit, në cilën do rrugë që isha , edhe sot ku jam.
Liburn, unë politik me qytetarin nuk di të bëj, por shpresë di të jap!
Nëse paskam mashtruar dikën në këtë vend, dil pra edhe ti dhuroi pasaportat , dhe jem në rregull pastaj për mashtrimin!
Çudi është me këtë vend, por po vazhdoj të eci me mendjen time ashtu si e do vullneti im për vendin dhe qytetarët e mi.
Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Pacolli reagon për vdekjen e Nexhat Dacit
Osmani reagon për ndarjen nga jeta të Nexhat Dacit: Nga akad...
Kush ishte Nexhat Daci? Jeta dhe veprimtaria e akademikut që...
Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën
Të paktën 40 të vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një res...
Basha për vdekjen e Dacit: La gjurmë të pashlyeshme në histo...