Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e sotme ka listuar sipas tij “dështimet” e Qeverisë Kurti.
Në seancën për projektrezolutën për katër vjetorin e Qeverisë, Tahiri tha se këtë debat e kanë kërkuar gati 10 muaj më parë.
“Qeveria e shkeljeve kushtetuese me nëntë raste të konfirmuara në Gjykatën Kushtetuese. Dështimi i dytë ndërlidhet me tenderët njëburimorë, të cilat përfshijnë anekse kontrata dhe kontrata të reja; çështja e tret lidhet me ambasadorin Martin Berishaj dhe skandalet me energjinë; çështja e katërt ndërlidhet me skandalin në KEK, skandalin në RTK, skandalet për pagat minimale të lidhjes me veteranët e UÇK-së, për sanksionet në BE, pse në premtim ka 160 çerdhe dhe vetëm 4 janë të përfunduara, për sigurimin shëndetësor, banesat për çifte, fondi sovran, banka Zhvillimore për bujqit etj”, ka thënë Tahiri.
Ai në fund shtoi se kërkon nga Kurti që të ballafaqohet në këtë debat me fakte./Arbresh.info
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...