Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, thotë Vuçiq u shpreh i mllefosur pasi iluzionet e tij u për dominim në Ballkan u shuan nga Gjermania.
Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook”, tha se Gjermania rrëzoi “Ballkanin e Hapur”, duke i thënë shtytje BP-së.
“Vuçiqi u shpreh i mllefosur ndaj Gjermanisë dje, sepse iluzionet e tij për dominimin e Ballkanit përfundimisht u shuan nga Gjermania, duke qenë se Gjermania vuri në qender Ballkanin Perëndimor ndërsa rrezoi ‘Ballkanin e hapur’”, shtoi Tahiri.
Të martën, Vuqiq tha se ambasadori gjerman, është i njohur për deklaratat e tij antiserbe.
Sipas tij, “përfaqësuesi gjerman mendon se mund të përcaktojë se çfarë lloj fasule mund të hahet në Mitrovicë dhe çfarë nuk mund të hahet në Zubin Potok”.
Vuçiq theksoi se Gjermania dëshiron dominim të plotë në Ballkan. /arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën