Sot Qeveria e Kosovës miratoi Koncept-Dokumentin për Financat e Pushtetit Lokal dhe disa vendime në favor të mbështetjes së Komunave.
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se Koncept-Dokumenti për Financat e Pushtetit Lokal, ofron një qasje të re të financimit të kompetencave komunale dhe qartësi për financimin e zjarrfikësve, inspektorëve të tregut, inspektorëve sanitarë dhe fito-sanitarë.
Më poshtë postimi i Tahirit:
Financimi i qëndrueshëm i komunave hap kyç drejt reformave në nivel lokal
Në kuadër të mbështetjes për komunat dhe proceseve reformuese, në mbledhjen e 75-të Qeveria miratoi Koncept-Dokumentin për Financat e Pushtetit Lokal dhe disa vendime në favor të mbështetjes së Komunave. Koncept-Dokumenti për Financat e Pushtetit Lokal, ofron një qasje të re të financimit të kompetencave komunale; ofron qartësi për financimin e zjarrfikësve, inspektorëve të tregut, inspektorëve sanitarë dhe fito-sanitarë.
Përtej kësaj, forcon autonominë dhe disiplinën e komunave në menaxhimin e financave, duke ndihmuar edhe në përmirësimin e planifikimit. Njëkohësisht forcon transparencën në ndarjen e granteve komunale. Ky Koncept-Dokument garanton financim të shërbimeve sociale në komuna, sfidë kjo e potencuar përvitshëm nga Raporti i Progresit. Përtej kësaj, projektligji synon të vendosë parime, kritere dhe balancë të investimeve qeveritare, njëkohësisht të stimulojë performancën komunale.
Projektligji ofron zgjidhje për tejkalimin e sfidave të komunave me qëndrueshmëri të vogël financiare, njëkohësisht i përgjigjet kontestit që është krijuar me avancimet e ligjeve sektoriale.
Ky koncept-dokument dhe përgjithësisht fusha e financave të pushtetit lokal paraqet elementin më substancial që bashkërisht me vendimet dhe veprimet tjera të ndërmarra nga Qeveria t’i hap perspektivë të re zhvillimit ekonomik lokal. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10155742256441611&set=a.10150531261316611&type=3&theater
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...
Kusari-Lila: Rritja e çmimeve të naftës vjen nga tregu ndërk...