Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim një delegacion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së për Kosovën, Ruud Vermeulen.
Gjatë këtij takimi, ministri Tahiri ka njoftuar përfaqësuesit e FMN-së lidhur me reformat e ndërmarra në sektorin e drejtësisë, përkatësisht agjendën legjislative, procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe agjendën e përbashkët me Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial, “Drejtësia 2020”.
Ministri Tahiri shpalosi hapat që janë ndërmarrë në rrafshin legjislativ që garantojnë një transparencë dhe efikasitet më të madh në punën e organeve të pavarura të zbatimit të ligjit, si dhe planin për reduktimin e lëndëve të pazgjidhura dhe çështjeve të tjera që janë përsëritur me vite.
Ministri Tahiri njoftoi përfaqësuesit e FMN-së për politikat që ndërlidhen me fuqizimin dhe modernizimin e profesioneve të lira, si mekanizma të rëndësishëm për qasje të shpejtë në drejtësi, veçanërisht në drejtësinë që ndërlidhet me sektorin e biznesit.
Në këtë kontekst, ministri Tahiri theksoi angazhimin që sektori i sundimit të ligjit të mos jetë barrë për bizneset dhe për ekonominë e vendit, por të ndihmoj në zgjidhjen e shpejtë të mosmarrëveshjeve edhe përmes ndërmjetësuesve dhe profesioneve tjera ligjore.
Përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së për Kosovën, Ruud Vermeulen, shprehu konsideratë për reformat e ndërmarra dhe inkurajoi që të vazhdohet edhe më tej me këto reforma, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të FMN-së, me theks të veçantë në krimin e një klime të përshtatshme për të bërit biznes në Republikën e Kosovës, ku një parakusht i rëndësishëm për këtë është edhe sistemi efikas dhe i përgjegjshëm i drejtësisë.
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...