Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri ka pritur në takim sindikatën e Shëndetësisë dhe të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, me të cilat ka biseduar për zhvillimet aktuale në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe për ligjin për pagat.
Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se Qeveria do t’ju qëndrojë pranë dhe në përkrahje të vazhdueshme prioriteteve të sindikatave.
“Pata kënaqësinë t’i pres në takim lidershipin e dy sindikatave, kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Dr. Blerim Syla dhe kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini. Diskutuam për shumë tema me rëndësi për zhvillimet aktuale në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe për ligjin për pagat.
Si zv. Kryeministër, theksova se Qeveria do t’ju qëndrojë pranë dhe në përkrahje të vazhdueshme prioriteteve të sindikatave, sepse synimi ynë për shtet dhe shoqëri të fuqishme, mund të arrihet vetëm në partneritet me to. U dakorduam se duhet vazhduar me intensitet të shtuar me punë dhe partneritet, për afirmimin e të drejtave të punëtorëve përmes një dialogu social, konstruktiv e përmbajtësor. Procesi i dialogut dhe partneritetit është parakusht për reforma shtetërore të qëndrueshme, efikase dhe të suksesshme”, ka thënë Tahiri.
Postimi i tij i plotë:
Dialogu me sindikata parakusht për reforma
Pata kënaqësinë t’i pres në takim lidershipin e dy sindikatave, kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Dr. Blerim Syla dhe kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, z. Avni Ajdini. Diskutuam për shumë tema me rëndësi për zhvillimet aktuale në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe për ligjin për pagat.
Në takim theksova se Qeveria do t’ju qëndrojë pranë dhe në përkrahje të vazhdushme prioriteteve të sindikatave, sepse synimi ynë për shtet dhe shoqëri të fuqishme, mund të arrihet vetëm në partneritet me to. U dakorduam se duhet vazhduar me intensitet të shtuar me punë dhe partneritet, për afirmimin e të drejtave të punëtorëve përmes një dialogu social, konstruktiv e përmbajtësor. Procesi i dialogut dhe partneritetit është parakusht për reforma shtetërore të qëndrushme, efikase dhe të sukseshme.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit