Aleanca Kosova e Re ka mbajtur sot disa takime me qytetarët e Ferizajt.
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli gjatë vizitës në Ferizaj ka kërkuar votën e ferizajasve duke ju premtuar një perspektivë me të mirë më AKR-në, shkruan arbresh.info
“AKR me dinjitet ka hyrë në këtë garë, ne ecim kryelartë përpara sepse ne jemi ata që garantojmë shpresë për qytetarët. Me AKR lehtësohet shpresa e të rinjve dhe qytetareve të Kosovës. Ferizaj gjithmonë ka qenë aty ku duhet e besoj qe edhe tash Ferizaj do të zgjedh te ardhmen e vet”
“AKR me shpirt të hapur kërkon votën e juaj sepse AKR ka një synim e ky synim është jeta ma e mirë për qytetarët dhe një perspektivë për rinin tonë, me tepër punësim, standard ma të lartë të jetës, cilësi në edukim e shëndetësi e në të gjitha fushat tjera”, tha mes tjerash Pacolli.
Ai para të pranishmëve ka prezantuar disa nga kandidatët për deputet nga Ferizaj dhe nga vendet tjera.
Kandidati i AKR-së për deputet, Labinot Tahiri ka mbajtur sot takimin e tij të parë si një politikan me qytetarët e vendit të tij, Ferizajit.
Ai para të pranishmëve ka thënë se ai dhe AKR nuk do të marrin nga politika por do të japin.
“Uroj që fillimi im si në rrugëtimi i muzikës edhe në rrugëtimin e politikës të filloj në Ferizaj. Uroj që ne të bëjmë me të mirën sepse ne nuk jemi njerëz që marrim nga politika por jemi njerëz që i japim politikës”, tha Labinot Tahiri
Ai mes tjerash ka falënderuar Behgjet Pacollin për mundësinë e dhënë që të hyrë në politikë
“Nuk është vetëm çelësi im por i të gjithëve ai është Behgjet Pacolli. AKR jep mundësi që te ketë njerëz të sinqertë siç jeni ju këtu. Asnjëri në këto ulëse nuk po shkojmë për interesa personale për të ardhmen e atyre fëmijëve që nuk e din çka është politika”, tha Tahiri./Arbresh.info

Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në parab...
Bombë në Superligën Saudite – Karim Benzema lë Al Ittihad pë...
Kryeministri i Grenlandës paralajmëron: Trump ende synon kon...
Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare ...
Nga sot turistët në Romë do të paguajnë 2 euro për të parë n...
Rikonfirmimi i Abdixhikut si Kryetar, Agim Veliu: Nuk shpëto...