Kryetari i degës së AKR-së në Ferizaj, Labinot Tahiri në tubimin me struktura të AKR-së në Shtime iu drejtua Behgjet Pacollit duke i thënë se është një njeri që promovon liderë të tjerë.
“Pasurinë të cilën e krijoj me një pasqyrë shumë të pastër, i cili u bë humanisti më i madh shqiptarë para se të lindin labinota të tjerë, ishte një njeri që ndërkombëtarisht u ndihmoj pa dallime etnije e feje vetëm t’i tregojë mbarë globit që Behgje Pacolli i takon gjakut shqiptar që në bazë të humanizmit ne njihemi si të tillë”, ka thënë ai raporton Arbresh.info.
Sipas Tahiri, Behgjet Pacolli nuk krijoj pasuri vetëm për vetën e tij por edhe në vendet tjera shumë të zhvilluara.
“Ai i la ato vende dhe erdhi tek ne për të na mësuar se si mbahet shteti, si zhvillohet shteti dhe të tregoj që një njerti që nuk është i gatshëm dhe i zoti për familjen e tij nuk ka nevojë ta udhëheq shtetin. Pacolli lëre që është i zoti për të gjithë familjen e tij, brezin e tij por është i zoti edhe si ta udhëheq shtetin tonë më të ri në Evropë”, tha ai./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...