Sipas Xhafer Tahirit të LDK-së, askush nuk ka të drejtë të negociojë me Serbinë, para se vendi të hyjë edhe një herë në zgjedhje dhe që qytetarët të thonë fjalën e tyre edhe për dialogun.
Në Interaktiv të KTV-së, kryetari i Vushtrrisë ka thënë se koalicioni aktual ka “okupuar” pozitat. Sipas tij, “dështimi për liberalizim, përkeqësimi i ekonomisë dhe mungesa e perspektivës e bëjnë të domosdoshëm kërkesën për zgjedhje të parakohshme”.
“Askush s’ka të drejtë të negociojë para se të dalë qartë para qytetarëve se ky është qëndrimi jonë e qytetarët të votojnë krahas qëndrimeve për ekonominë, për sundimin e ligjit e edhe për qëndrimin e dialogut”, ka thënë ai. “T’i kthehemi qytetarit e të vendos ai se kush duhet të udhëheqë”.
Sa i përket mundësisë së përfshirjes së LDK-së në dialog, Tahiri ka thënë se LDK-ja tashmë ka bërë të qartë qëndrimin për dialogun, se duhet patjetër që vendi të hyjë në zgjedhje për të marrë besimin e qytetarëve.
Duke folur për sondazhin e fundit, të porositur nga VV-ja, që nxori LDK-në si të parën në vend e Albin Kurtin më të preferuarin për kryeministër, Tahiri ka thënë se “nuk mund të pritet që VV-ja të nxjerrë LDK-në edhe si parti edhe si lider në vend të parë”. Ka thënë se diferenca mes LDK-së dhe partive tjera do të rritet deri në kohën e zgjedhjeve.
Ai ka thënë se thirrjet e SHBA-së që është periudhë vendimtare për dialogun janë që të bëhet unifikimi i politikës në vend sepse “tre krerët e institucioneve flasin me zë të ndryshëm”.
Akuzat e zëvendëskryeministrit Dardan Gashi se LDK-ja po funksionon si degë e VV-së, Tahiri i ka quajtur të parëndësishme.
“Kush është Dardan Gashi për të kritikuar LDK-në? Kur ka dalë Dardan Gashi të marrë besimin e qytetarëve. LDK-ja nuk i shërben as Kadri Veselit, Dardan Gashit as Fatmir Limajt as askujt, pos interesit të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.
Duke folur për zgjedhjet e brendshme të LDK-së, Tahiri ka thënë se kjo parti do të ruajë unitetin dhe pret që partia të reflektojë në bazë të besimit të qytetarëve për anëtarët e partisë.
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...