Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri është duke marrë pjesë në dy Komitete të Këshillit të Evropës në Paris.
Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke u afruar.
“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke u afruar! Në Këshillin e Evropës, në Paris, jam duke marrë pjesë në dy komitete: në Komitetin për Çështje Sociale, Shëndetësi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, si dhe në atë për Barazi dhe Antidiskriminim”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë i Tahirit:
Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke u afruar!
Në Këshillin e Evropës, në Paris, jam duke marrë pjesë në dy komitete: në Komitetin për Çështje Sociale, Shëndetësi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, si dhe në atë për Barazi dhe Antidiskriminim.
Në këto komitete adresova çështje që ndërlidhen me nevojën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, njëkohësisht prezantova politikat dhe çështjet që janë me interes të këtij institucioni.
Te Komiteti për Çështje Sociale, Shëndetêsi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm adresova nevojën për një mbështetje më të fuqishme për Kosovën në sektorin e energjisë elektrike. Nuk ka logjikë që Kosova të jetë vendi më i pasur me qymyr, ndërsa kërkohet nga ky vend që mos të ketë investime në qymyr dhe mos të ndihmohet. Në qoftë se duhet ta ruajmë ambientin, po ashtu kemi nevojë për mbështetje të institucioneve ndërkombëtare, në veçanti ato evropiane.
Është kënaqësi të jesh përfaqësues i Kosovës dhe të adresosh tema të cilat e ndihmojnë qytetarin e Kosovës. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke u afruar. Besoj se shumë shpejt Kosova do të jetë pjesë e këtij institucioni, në veçanti duke e ditur që ndikimi rus është ka bie. /arbresh.info/
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesi...
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...