Portali serb telegraf.sr, pretendon se ka siguruar një dokument të inteligjencës Ruse në të cilën dëshmohet se diplomacia serbe e Boris Tadiq kishte kërkuar të mos e pengoj pavarësimin e Kosovës në OKB.
Vuk Jeremiq atë botë Ministër i Jashtëm i Serbisë me kërkesë të Presidentit të atëhershëm të Serbisë Boris Tadiq, kishin kërkuar nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin që diplomacia ruse të mos pengojë procesin e pavarësimit të Kosovës.
Gazeta serbe telegraf.rs ka siguruar një dokument për një takim të mbajtur me 28 nëntor të vitit 2005, në të cilin precizohet që krye-diplomati Jeremiq kishte ardhur si i dërguar i veçantë i Presidentit Tadiq, me kërkesën e të cilit e kishin lutur shefin e Kremlinit që Rusia mos ta pengoj Pavarësinë e Kosovës me ndikimin e saj të Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Tri vite më vonë nga ky takim Kosova e kishte shpallur Pavarësinë e saj, konkretisht me 17 shkurt 2008.
Më tutje në këtë dokument shkruan se Jeremiq i kishte shpjeguar palës ruse se mos pavarësimi i Kosovës dhe zgjidhja e kësaj çështje do të thotë destabilizim i Ballkanit, por edhe i forcave ekstremist dhe djathtistë në Ballkanin Perëndimor.
Dokumentin të cilën mund ta shikoni më poshtë, sipas ‘telegrafit’ serb është ruajtur dhe është siguruar nga shërbimi i inteligjencës Ruse.

Vlen të theksohet se kjo është luftë e brendshme politike në Serbi, e cila ka filluar mu në kohen kur pritet të kryhet marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovë dhe Serbisë, duke pasur parasysh që personi i akuzuar për tradhti kombëtare është po ashtu lider i opozitës serbe, e cila bashkë me kishën serbe janë kundër një demarkacionit me Kosovën, ku në Serbi njihet si projekt i prezantuar nga Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq e që njihet si ‘razgranicenije’, apo përkufizim në shqip.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...