Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, OJQ Green Art Center (GAC) – Prishtina, nismën “Ta pastrojmë Kosovën”, dhe organizata tjera të shoqërisë civile aktive në fushën e mjedisit, mes tjerash promovuan aktivitet e klubeve të gjelbra dhe rrjetit EcoFriend në qendër të Prishtinës, si dhe prezantuan punën që do të ndërmarrë Let’s Do It Kosova në kuadër të nismës “Ta pastrojmë Kosovën”.
Sot, gjithashtu, ka filluar faza e pare e një projekti të përbashkët të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, që ka të bëjë me mjedis, përkatësisht fillon identifikimi i zonës për intervenim dhe pastrim të liqenit të Vërmicës. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës së bashku me Green Art Center – Prishtina dhe Let’s do it Kosova do të nisin punimet për pastrimin dhe parandalimin e ndotjes së mëtejme të liqenit të Vërmicës,i cili ka ndikim të drejtpërdrejt në ndotjen e lumenjve dhe zonave të tjera në Shqipëri.
Drejtoresha e Green Art Center – Prishtina (GAC), Merlina Beu – Muçaj, u bëri thirrje qytetarëve, institucioneve e në veçanti ndërmarrjeve dhe industrisë që të jenë më proaktivë në trajtimin e problemeve konkrete mjedisore.
Limi: Nuk po e pres jashtë as Albën, as Dolcen
Parashikimi i motit për sot
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni