Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog ka vizituar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “X”, ai ka thënë se në takim theksoi rolin vendimtar të mediave të lira dhe të pavarura në aftësimin e publikut për të marrë vendime të informuara dhe për ta mbajtur pushtetin përgjegjës.
“Theksova imperativin e heqjes së barrierave që mund të pengojnë lirinë e medias dhe shpreha shqetësimin për numrin në rritje të sulmeve fizike, kërcënimeve, fushatave të shpifjeve publike dhe gjuhës së urrejtjes drejtuar gazetarëve, veçanërisht gjatë raportimit të vitit 2023 nga veriu i Kosovës”, ka shkruar ai.
Szunyog ka thënë se kanë folur edhe për rëndësinë e verifikimit të fakteve në zbutjen e ndikimit negativ të dezinformatave si dhe për projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediav.
“Së fundi, përgëzova Asociacionin për mbështetjen e tyre ndaj gazetarëve ukrainas dhe afganë”, ka theksuar ai.
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...