Ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi ka konfirmuar se gjatë javës së ardhshme mund të intervistohet nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.
Ai thotë se Gjykata Speciale ka kontaktuar zyrën e avokatit të tij.
“Javën tjetër besoj se do të intervistohem. Nuk e di arsyen për çka do të merrem në pyetje”, tha Selimi në Pressing në T7.
‘Nuk e di saktë. Ka mundësi gjatë javës”, tha Selimi.
Selimi ishte paraparë të intervistohej më 9 janar 2019 në Hagë, për krime lufte. Por, në atë datë Selimi ka qenë i shtruar në spital, për shkak të problemeve shëndetësore.
Ditë më parë Selimi është liruar nga burgu me kusht.
Ai ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.
Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”.
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...