Profesori i Meterologjisë, Sylë Tahirsylaj ka folur për motin që do të mbizotërojë në ditët në vijim
Ai në një prononcim për Gazetën Metro ka thënë se vendi ynë do të ketë mot të ndrysheshëm.
“Vendi ynë do të vazhdojë me shpejtësi të masave ajrore dhe atyre që kanë qenë në pjesën jug-përendimore. Si rrjedhojë e kësaj moti do të jetë i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell, me vranësira, të cilat gjatë ditës do të marrin karakter zhvillimi”, ka thënë Sylaj.
Sylaj ka njoftuar se ky mot do të përcjellet me reshje shiu, ku ka mundësi të ketë edhe breshër, vetëtimë dhe bubullimë.
“Vranësirat do të përcjellen me reshje shiu, ka mundësi edhe për bresher, vetëtimë dhe bubullimë. Temperaturat minimale do të jenë 9-12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 20-24 gradë Celsius. Kjo gjendje e motit do të jetë e qëndrueshme gjatë gjithë javës, faktikisht edhe javën e ardhshme moti nuk do të jetë stabil jo vetëm në rajon, por edhe në vendin tonë”.
Osmani: Shpresojmë që aplikimi ynë të jetë në tryezën e anët...
Gjendet granatë e pashpërthyer në Rahovec, FSK e asgjëson në...
Pamje të reja zbulojnë zemërimin e Ruben Amorimit ndaj yllit...
Mbi 60 aksidente të regjistruara brenda 24 orëve të fundit n...
Publikohet çmimorja e re e biletave për Kupën e Botës
Plagoset një person në Prizren, arrestohet i dyshuari – seku...