Punonjësit shëndetësorë tash e tri javë po vazhdojnë grevën e tyre, për rritjen e pagës përmes miratimit të Projektligjit për Pagat, i cili aktualisht është në procedurë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila siç duket do të fillojë me 17-22 janar.
Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla, në një intervistë për Arbresh.info, i është kundërpërgjigjur kirurgut Arbër Morina, i cili në media pati deklaruar se 200 operacione janë anuluar, dhe thotë se asnjë operacion nuk është anuluar edhe pse janë në grevë.
“Nuk është anuluar asnjë operacion këto janë fjalë të pabaza, por nëse ai vazhdon të theksojë ashtu do të përballet me Gjyqin për shpifje, sepse nuk e di nëse ka pasur qoftë 10 operacione nga ai si kirurg, dhe përse ai po kërkon pagë 4 mijë euro”, ka deklaruar Blerim Syla për Arbresh.info.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, tha më tej se ka takime të vazhdueshme me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismajlin, për kërkesat e kirurgëve.
“Unë kam takime të vazhdueshme me ministrin e Shëndetësisë, ku kemi diskutuar për kërkesat e kirurgëve, por ne gjithashtu presim që edhe nga kirurgët të mos kërkojnë pagë deri në 4 mijë euro, duke e ditur se paga minimale në Kosovë është 130 euro deri në 170 euro”, ka thënë Syla.
Ai ndër të tjera tha ka pasur takim edhe me kryeparlamentarin, Kadri Veseli dhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj ku, sipas tij kanë zhvilluar një dialog social duke e ditur se shteti ende është pa buxhet./Arbresh.info/
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...