Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar një takim me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë për Çështje të Brendshme në Komisioni Evropian, Olivier Onidi, në margjinat e Forumi i Salzburgut që po mbahet në Hungari.
Gjatë takimit, Sveçla e njoftoi zyrtarin evropian me prioritetet e Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, me theks të veçantë në luftimin e krimit të organizuar, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe rritjen e sigurisë së kufijve dhe të sigurisë publike.
“Gjatë këtij takimi e njoftova z. Onidi me prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me theks të veçantë në luftimin e krimit të organizuar, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe rritjen e sigurisë së kufijve dhe të sigurisë publike në përgjithësi”, ka shkruar Sveçla në një postim në facebook.
Sipas Sveçlës, në takim u diskutua edhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve evropianë, përfshirë bashkëpunimin me agjencitë e Bashkimit Evropian si Frontex dhe Europol.
“Diskutuam gjithashtu për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve evropianë, përfshirë bashkëpunimin me agjencitë e Bashkimit Evropian si Frontex dhe Europol.U dakorduam që bashkëpunimi të intensifikohet edhe më tej, me qëllim të kontributit të përbashkët në forcimin e sigurisë rajonale dhe më gjerë”, ka shkruar Sveçla./Arbresh.info
Vendosja e laurave në vendkalimet e hekurudhës, e domosdoshm...
Trump për CBS: Lufta me Iranin drejt përfundimit
Garcia para ndeshjes me Newcastle: Jemi të përqendruar te lo...
Vendimi i Kushtetueses, Qeveria: Presim që përfundimtari të ...
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Bisedë telefonike Hoxha-Al Sabah, Shqipëria mbështet Kuvajti...