Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, i cili ishte i shoqëruar nga Atasheu Policor Silvio Esposito.
Ministri Sveçla dhe Ambasadori De Riu biseduan për angazhimet aktuale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, situatën e sigurisë si dhe fuqizimin e bashkëpunimit bilateral i cili do të konkretizohet në vizitën e Ministrit Sveçla në Itali që do të ketë në ditët në vijim.
Me Ambasadorin De Riu dhe Atasheun Policor Esposito, Ministri Sveçla diskutoi edhe mbi ecurinë e bashkëpunimit policor dhe për mundësitë e avancimit të këtij bashkëpunimi.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj mbeten pjesë bashkëpunuese dhe pro aktive me autoritetet italiane dhe është gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve në zbatim të mandatit të saj./Arbresh.info


Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-...
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur