Sveçla: Sot festojmë në Kosovën tonë sovrane të sigurt e të gatshme të mbrohet në çdo kohë

09:55 | 17 Shkurt 2025
E.G

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se rruga drejt lirisë është është e trasuar nga qëndresa, gjaku e sakrifica sublime e të gjithë brezave, nga fëmijët tek të moshuarit, nga gratë e burrat e vendit tone, shkruan Arbresh.info.

Ai shtoi se sot festojmë në Kosovën tonë sovrane në çdo cep të saj, të fortë, të sigurt e të gatshme të mbrohet në çdo kohë.

“Gëzuar 17 vjetorin e pavarësisë, 17 vjetorin e 17 shkurtit Kosova jonë! Rruga jonë drejt lirisë është e trasuar nga qëndresa, gjaku e sakrifica sublime e të gjithë brezave, nga fëmijët tek të moshuarit, nga gratë e burrat e vendit tonë. Kjo sakrificë e të gjithëve ngriti themele të forta e të paluhatshme të lirisë që e gëzojmë. “, tha ai.

“Sot festojmë në Kosovën tonë sovrane në çdo cep të saj, të fortë, të sigurt e të gatshme të mbrohet në çdo kohë. Idealet e të rënëve janë udhërrëfyesi që të punojmë edhe më shumë, për të ardhmen e ndritur të brezave tanë të rinj.”, shtoi Sveçla.

“Sot festojmë pavarësinë e Republikës si rezultat i aleancave në hemisferën më të drejtë e më demokratike të planetit, si realizimin më të vyer të drejtësisë ndërkombëtare. Festojmë me besimin se aleatët tanë janë krenarë me arritjet demokratike të shoqërisë sonë dhe me konsolidimin e shtetit tonë.  Ju uroj përzemërsisht festën e pavarësisë mërgatës sonë që jetojnë larg vendlindjes së tyre. U jemi mirënjohës sot e çdo ditë që në çdo kohë dhanë gjithçka për liri e për forcimin e shtetit tonë.”, u shpreh ai.

“Gëzuar Kosovë! Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri!”, përfundoi ai./Arbresh.info/