Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svela ka reaguar pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë në kufi me Serbinë.
Ai ka thënë se Serbia me këtë ka shkelur çdo marrëveshje dhe kundër të parimi të normave ndërkombëtare.
“Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës, në shkelje të çdo marrëveshje e kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare”, ka shkruar Sveçla.
Tutje, ai ka thënë se Serbia po vazhdon të jetë gardian i së keqes në rajon e Kosovë si dhe po tregon fytyrën e saj të vërtetë të një shteti agresorë.
“Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta. Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e aggressor”, tha tutje Sveçla.
I pari I MPB-së ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë dhe përveç që ti liroj zyrtarët policorë edhe të i ndal provokimet.
“Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët tanë policorë por edhe të ndalë provokimet e saj. Sjellje të tilla kriminale të Serbisë nuk na ndalin në rrugëtimin tonë të forcimit të sovranitetit në vend”, thanë fund Sveçla./Arbresh.info/
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...