Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim, Arthur Erken, drejtor rajonal i Organizatës Ndërkombëtare për Migracion(IOM), me seli në Vjenë.
Në këtë takim Sveçla i njoftoi të pranishmit për progresin që ka arritur Republika e Kosovës, sa i përket menaxhimit të migracionit, si dhe përpjekjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe të Autoritetit Qeveritar për Migracionin, për lëvizjet migratore, migrimin e qëndrueshëm dhe të ligjshëm sipas të gjitha konventave ndërkombëtare.
Me këtë rast, Sveçla theksoi se edhe Republika e Kosovës, si shumë vende të tjera është duke u ballafaquar me lëvizjen e migratëve, megjithatë ai theksoi se institucionet e Kosovës janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme për forcimin e rrugëve të rregullta të migrimit, për të trajtuar edhe nevojat e tregut të punës.
Ndërsa, Arthur Erken, drejtor rajonal i IOM-it, falënderoi Sveçlën dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për bashkëpunimin e shkëlqyer me IOM dhe vlerësoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës në përpjekjet për të menaxhuar me migrimin.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lartë bashkëpunimin e ndërsjellë, si dhe u ritheksuan nevojat për shtim të bashkëpunimit, në paralajmërimin e hershëm të trendëve të migratëve, me qëllim që të jenë të përgatitur dhe të marrin masat e duhura dhe të nevojshme./Arbresh.info/
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...