Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Australisë në Republikën e Kosovës, Richard Rodgers.
MPB njofton se Sveçla e uroi Rodgers për detyrën e tij si ambasador jorezident në Republikën e Kosovës dhe me këtë rast ministri Sveçla dhe ambasadori Rodgers biseduan për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë si dhe për marrëdhëniet bilaterale që gëzojnë dy shtetet tona në fushën e sigurisë.
Me rastin e 16 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ambasadori Rodgers përcolli urimet e tij për ministrin dhe gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Tutje në njoftim thuhet se ministri Sveçla dhe ambasadori Rodgers u dakorduan për komunikim të mëtejmë në frymën e thellimit të bashkëpunimit në fushat që mbulon Ministria e Punëve të Brendshme./Arbresh.info/



I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë