Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim ambasadorin e sapoemëruar të Hungarisë, Bela Bozsik i cili deri në emërimin e tij ka shërbyer si Zëvëndësambasador.
Në këtë takim, Sveçla e njofoi ambasadorin Bozsik për prioritetet dhe angazhimet aktuale të Ministrisë së Punëve të Brendshme përmes së cilave synojmë sundim të rendit dhe ligjit, siguri e shërbime efikase në vendin tonë dhe për qytetarët tanë, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, Bozsik shprehu mbështetjen dhe përkushtimin e tij në thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve tona.
Ndër të tjera, ai falënderoi ambasadorin Bozsik për angazhimin e tij të vazhdueshëm në detyrën e mëparshme si dhe i uroi suksese në pozitën e re./Arbresh.info/
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës