U.d ministri i MPBAP-së Xhelal Sveçla priti në takim përfaqësuesit e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes
U.d i ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim kryetaren e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe koordinatorin e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes Nur Çeku.
Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë për periudhën e pandemisë me Covid-19, me të cilin po ballafaqohet vendi ynë. Me këtë rast ministri Sveçla i informoi për të gjitha veprimet që ka ndërmarrë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike brenda përgjegjësive të saj.
Ministri Sveçla e njoftoi për funksionet e Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, pas aktivizimit të Planit të Reagimit Kombëtar, ku të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit janë duke punuar bashkarisht për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve që vijnë nga terreni.
Kryetarja e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Kollçaku vlerësoi punën që ka bërë MPBAP në menaxhimin e kësaj situate, duke ofruar mbështetjen e komisionit, për çfarëdo nevoje në funksion të menaxhimit të situatës. Ajo po ashtu ka kërkuar nga ministri një raport të hollësishëm për menaxhimin e përgjithshëm të kësaj situate dhe të sigurisë në përgjithësi.
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur