Kryetari i Komisionit Hetimor për dëbimin e shtetasve turq, Xhelal Sveçla, ka treguar për punën e komisionit, intervistimi e dëshmitarëve.
Aty ai ka përmendur edhe intervistimin e Presidentit Thaçi, për të cilin tha se u mundua ta devalvojë punën e komisionit.
“E gjithë puna e komisionit ka kaluar në katër faza, konsolidimi i komisionit, mbledhja e dëshmive, intervistimi i dëshmitarëve dhe vlerësimi si dhe përpilimi i raportit. Qëllimi i komisionit ka qenë se çka ka ndodhë me dëbimin e shtetasve turq dhe procedimin e shkeljeve. Komisioni ka kërkuar një sërë dokumentesh. Duhet ta theksoj dështimin e AKI-së, policisë dhe Presidencës edhe pse komisioni ka qenë në dijeni të dëshmive si CD-të. Pas analizimi të provave komisioni ka intervistuar dëshmitarë. 27 dëshmitarë janë ftuar dhe dy prej tyre në riintervistim për shkak të diskrepancave në deklarim. Këtu vlen të theksohet Presidenti. I gjithë opinioni është dëshmitar se si ai u mundua të devalvojë punën e komisionit”, ka thënë Sveçla.
Ai ka thënë se komisioni ofron edhe rekomandime për Kuvendin. Ai ka treguar se në raport janë evidentuar 31 shkelje të cilat janë në kundërshtim me ligjin.
“Për shkak se disa prej shkeljeve kanë rezultuar prej mangësive të ligjeve bë fuqi, pjesa e 5 ofron disa rekomandime për Kuvendin. Në raportin që e kemi dorëzuar kemi identifikuar 31 shkelje. Në kuadër të këtyre shkeljeve lejimet për largim me forcë janë nxjerrë në kundërshtim me ligjin”, tha ai.
Reali humb, por mban gjallë shpresat – dilemë e madhe për Ar...
Greqia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç nga 1 j...
Nexhi nga Kosova e vë në pikëpyetje autenticitetin e pamjeve...
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për dip...
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...