Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovë ka mirëpritur sot në zyrë Ambasadorin e Mbretëria e Bashkuar, Jonathan Hargreaves, si dhe Tony Buswell, Shef për Evropën Jugore në Drejtorinë Ndërkombëtare të Politikës Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.
Gjatë takimit u diskutuan prioritetet e qeverisë së re, me fokus të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe migrimit të paligjshëm.
Ministri theksoi se Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur vazhdimisht institucionet e Kosovës, duke ndihmuar në rritjen e efikasitetit në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive kriminale.
“Gjatë takimit diskutuam për prioritetet e qeverisë së re, me theks të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe migrimit të paligjshëm. Në këtë drejtim, Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur vazhdimisht institucionet tona, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive kriminale. U dakorduam që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe më tej, si pjesë e vizionit të përbashkët të dy vendeve tona për siguri dhe sundim të ligjit”, shkroi ministri./Arbresh.info
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...