Ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla ka reagur përmes një postimi në facebook lidhur me ngjarjen që ka ndodhur sot në Skenderaj, ku dyshohet se Nuredin Lushtaku u përfshi në një sulm me armë ndaj dy zyrtarëve policorë, nga i cili njëri mbeti i plagosur.
Sveçla shkroi se Policët e Republikës së Kosovës në ushtrimin legjitim të detyrave publike duhet të jenë paprekshmërisht të papenguar. Ata janë emri konkret i rendit publik.
Ai la të kuptohet se është jashtë vendit, në një udhëtim zyrtar në Bruksel dhe sapo të kthehet do t’i vizitojë dy policët e plagosur, përcjell arbresh.info.
Postimi i plotë:
“Sot publiku i gjerë në Kosovë ishte dëshmitar i një sulmi të paprovokuar dhe të rëndë ndaj institucionit të Policisë.
Policët e Republikës së Kosovës në ushtrimin legjitim të detyrave publike duhet të jenë paprekshmërisht të papenguar. Ata janë emri konkret i rendit publik. Nuk mund të kemi edhe Republikë edhe mungesë rendi. Ngjarja e sotme përveçse është e patolerueshme ligjërisht e moralisht përbën po ashtu sulm për rendin e Republikës.
I uroj nga zemra shërim të shpejtë dhe të plotë dy policëve të plagosur sot. Do t’i vizitoj nga afër sapo të kthehem nga udhëtimi zyrtar në Bruksel.
Mbes i bindur se nuk ka asgjë që mund t’i zmbraps ata dhe kolegët e tyre nga misioni që ia jep detyra e vullneti.
Unë, por dhe të gjithë qytetarët presim që organet”, shkroi Sveçla. /arbresh.info/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale