Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Inspektoratin Policor të Kosovës për aksionin e djeshëm ku u arrestuan katër qytetarë, ndër ta edhe një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla shpreh insistimin e tij në veprime të IPK-së që radhët e policisë të pastrohen nga elementë të tillë që njollosin emrin e institucionit më kredibil dhe me besueshmërinë më të madhe në vend.
“Krimi nuk ka vend në shoqërinë tonë, e posaçërisht nuk ka vend për kriminelë në radhët e Policisë. Mbështes dhe njëkohësisht insistoj në veprime edhe më të vendosura të Inspektoratit, që radhët e Policisë të pastrohen nga elementë të tillë që njollosin emrin e institucionit më kredibil dhe me besueshmërinë më të madhe në vend.”, ka shkruar Sveçla.
“Policia e Kosovës duhet te jetë adresë e luftimit të krimit dhe asnjëherë dhe ne asnjë rrethanë çerdhe banimi e mburojë e veprimtarive kriminale.”, shtoi mes të tjerash ai./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
IPK dhe Prokuroria me aksion në Prizren/ Arrestohen katër persona, mes tyre një kolonel policor
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...