Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për rastin ku dyshohet se një vajzë 11 vjeçare është dhunuar nga pesë persona të shtunën e 27 gushtit në Prishtinë.
Sveçla në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës tha se ky rast s’ka të bëj me prostitucion por me dhunim.
“Nuk mund të themi të flasim për prostutucion. Kemi të bëjmë me një fëmijë 11 vjec. Nuk mund të ketë prostitcion nëse ai nuk është i bërë me vetëdije të plotë qoftë nga viktima apo pala. Nuk po flasim për prostitucion, po flasim për dhunim, kaq. T’ju them të drejtën, për hir të viktimës, nuk do të flisja për rastin më shumë” – tha Sveçla.
Kjo ngjarje e rëndë ka zgjuar reagimin e shumë personave në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.
Sot u protestua në këto vende në kundërshtim të abuzimit me gratë dhe fëmijët.
Pesë personat e dyshuar janë arrestuar nga policia dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj.
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit