Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në Gjilan, e për të cilën tre persona janë shpallur në kërkim.
Sveçla tha se është jashtëzakonisht i indinjuar me trajtimin që institucionet e drejtësisë, si Prokuroria dhe Gjyqësori, janë sipas tij, duke i bërë rasteve të tilla duke i lënë në liri.
Ai tutje ka deklaruar se është momenti i fundit që këto institucione të reflektojnë dhe të mos ketë tolerim për asnjë kriminel.
Postimi i tij i plotë:
Thellësisht i tronditur nga ngjarja e rëndë sot në Komunën e Gjilanit, ku tre qytetarë mbetën të vrarë nga tre të dyshuar të cilët tashmë janë shpallur në kërkim. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet.
Në këtë ngjarje të rëndë nuk mund të mos jem jashtëzakonisht i indinjuar me trajtimin që institucionet e drejtësisë, si Prokuroria e Gjyqësori, janë duke i bërë rasteve të tilla duke i lënë në liri. Sipas informacioneve, i dyshuari kryesor i vrasjes së sotme ka qenë i arrestuar vitin e kaluar nga Policia e Kosovës për fajde, ndërkaq neglizhenca dhe tolerimi nga ana e sistemit të drejtësisë po na sjellin në pikën ku jemi sot.
Është momenti i fundit që këto institucione të reflektojnë e të mos ketë tolerim për asnjë kriminel e asnjë veprimtari kriminale. Qytetarët duhet ta kenë shtetin garant të sigurisë dhe jo të ndihen të frikësuar./Arbresh.info/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...