Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka festuar festën e 28 nëntorit edhe më zyrtarë policorë në veri të vendit.
Të rrethuar në një sofër me ushqime tradicionale, Sveçla tha se zyrtarët policorë me vullnet, profesionalizëm e përkushtim po kryejnë detyrat e tyre në veri.
“Me fli të përgatitur nga një nënë nga Llapi e një vajzë nga Istogu, u bashkuam rreth sofrës për të festuar bashkë festën e 28 Nëntorit me zyrtarë policor të cilët me vullnet, profesionalizëm e përkushtim po kryejnë detyrat e tyre në veri të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla në rrjetin social Facebook.
“Me zemërbardhësinë e popullit tonë dhe vendosmërinë e të gjithë zyrtarëve shtetëror, rrugëtimi ynë është i pandalshëm. Gëzuar festën!”, shkroi ai në fund./arbresh.info/
Kurti priti në takim Komandantin e KFOR-it, flasin për situa...
Kusari-Lila takime me drejtues të ATK-së e Doganës së Kosovë...
Kurti: Demonstratat e vitit 1981, ndër ngjarjet kyçe në hist...
Gjendet Alush Kastrati, 80 vjeçari që ishte zhdukur tash e k...
“Mbyllja e TikTok, kufizim i lirisë së shprehjes dhe shtypit...
FIFA ul buxhetin për Botërorin 2026 me mbi 100 milionë dolla...