Sveçla ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi: I shërbeu Kosovës deri në çastet e fundit të jetës së tij

13:51 | 29 Qershor 2026
H.E

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën tragjikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në pikën kufitare në Vërmicë.

Përmes një postimi, Sveçla i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, kolegëve të të ndjerit dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Në këto momente të rënda qëndrojmë pranë familjes për të ndarë dhimbjen e kësaj humbjeje të madhe, ndërsa u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion për kujdes dhe përgjegjësi maksimale, që të parandalohen tragjedi të tilla. Qoftë i përjetshëm kujtimi për zyrtarin policor Rexhep Gashi, i cili deri në çastet e fundit të jetës së tij i shërbeu me përkushtim Republikës së Kosovës@, ka shkruar ministri./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Shpërndaje në rrjete sociale