Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën për Siguri Kibernetike të organizuar në Izrael, sot ka takuar ministrin e Sigurisë Publike të Izraelit në Jerusalem, Omar Bar Lev.
Sveçla ka shkruar në Facebook se po ashtu kanë diskutuan edhe për nevojat dhe mundësitë e investimeve në Kosovë.
Postimi i plotë;
Në kuadër të pjesëmarrjes sime në Konferencën për Siguri Kibernetike të organizuar në Izrael, sot pata nderin dhe kënaqësinë që të pritem në takim nga Ministri i Sigurisë Publike të Izraelit në Jerusalem z. Omar Bar Lev.
Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë publike, kryesisht në luftimin e krimit dhe korrupsionit, për mundësitë e mbështetjes në forcimin e kontrollit kufitar, për ngritje të kapaciteteve përmes trajnimeve të ndryshme të Policisë së Kosovës dhe shkëmbimin e përvojave të policisë izraelite përfshirë edhe përvojat në inteligjencën policore. Po ashtu, diskutuam edhe për nevojat dhe mundësitë e investimeve në Kosovë.
Padyshim, Ministri z. Omar Bar Lev shprehu gatishmërinë e plotë për mbështetje për të gjitha çështjet që diskutuam e veçanërisht për Policinë e Kosovës.
Vizita ime si Ministër i Punëve të Brendshme në Izrael u vlerësua lartë si vizita e parë nga autoritetet institucionale të Qeverisë së Republikës së Kosovës që nga shpallja e Pavarësisë dhe nga themelimi i marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona./arbresh.info/

Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...